16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Gazeta serbe: Abazoviç i kërkoi ndihmë Vuçiçit

Krahas ndihmave për energji elektrike dhe ushqime, kryeministri malazez në mandatin teknik, Dritan Abazoviç i ka kërkuar ndihmë presidentit serb, Aleksandar Vuçiçit, për blerjen e Kombinatit “Aluminijski”, të cilin, siç duket, ai ia ka premtuar.

Gazeta e Beogradit, Danas ka mësuar se kryeministri i Malit të Zi ka pasur disa kërkesa politike ndaj shtetit fqinj.

- Advertisement -

Para së gjithash, Abazoviç kërkoi nga presidenti i shtetit fqinj që të ushtrojë presion mbi Frontin Demokratik, në mënyrë që grupi politik prorus të marrë pjesë në formimin e një qeverie të re, në krye me presidentin e URA-s.

Në rast se nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes së djeshme, befasuese, të palëve fituese në zgjedhjet e 2020 nuk e pranojnë atë, Abazoviç i ka kërkuar Vuçiçit që të sigurojë që ai të marrë pozitën e koordinatorit të të gjitha shërbimeve të sigurisë në qeverinë e ardhshme.

Gjatë takimit në Beograd, dyshja diskutuan një çështje tjetër shumë të rëndësishme për Serbinë dhe Rusinë: si të ndihmohet Rusia të ruajë asetet e saj në Malin e Zi, i cili, për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës, është nën sanksionet perëndimore.

- Advertisement -

Në këtë kuptim, u ra dakord që Serbia përmes manjatëve të saj të blejë në mënyrë fiktive të gjitha hotelet malazeze në pronësi të rusëve. Në këtë mënyrë Rusia do të ruante një pjesë të pronës së saj në Mal të Zi.

Duket se Abazoviç i shpjegoi presidentit Vuçiç se “deri më tani ai ka arritur të sigurojë që kapitali rus në Mal të Zi të mos shkojë dëm”.

Në përpjekje për të shpëtuar vendin nga telashet e ardhshme, kryeministri në mandatin teknik njoftoi se në vend që të anëtarësohej në BE, do ta sillte Malin e Zi në Ballkanin e Hapur të Vuçiçit dhe kryeministrit shqiptar, Edi Ramës.

- Advertisement -

Hapi i parë në këtë drejtim është njoftimi i djeshëm i kryeministrit Abazoviç se, megjithëse Mali i Zi nuk është ende zyrtarisht anëtar i Ballkanit të Hapur, ai do të delegojë përfaqësuesin në Grupin e Krizave për sigurinë ushqimore dhe energjetike të asaj nisme.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -