fbpx
0.3 C
Pristina
E shtunë, 28 Janar, 2023

Gazeta e Vuçiqit e sheh si NAZlSTE Gjermaninë e sotme, Kurtin si bashkëpunëtor – reagon Trajkoviq

Duhet Lexuar

Gazeta serbe “Informer” e cila është kokë e këmbë në shërbim të regjimit të Aleksander Vuçiqit ka publikuar një karikaturë në të cilin protagonistë janë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe dy politikanët serbë të Kosovës, Nenad Rashiq dhe Rada Trajkoviq. Po ashtu personazhe janë edhe dy ushtarë gjermanë që Informer i paraqet si NAZlSTË.

Përmes karikaturës, gazeta e Aleksander Vuçiqit është munduar të ndërtojë një narracion se si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “po i kërcënon” serbët që jetojnë në Kosovë kur po bën thirrje që NATO të sjellë më shumë trupa në Kosovë.

Aty, Kurti dy ushtarëve gjermanë të kohës së nazizmit u thotë ejani në Kosovë “për t’ua treguar qejfin serbëve” duke bërë kështu një ndërlidhje me ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore.

- Advertisement -

Pjesë e këtij vizatimi propagandistik janë edhe dy politikanët serbë të Kosovës, Nenad Rashiq dhe Rada Trajkoviq të cilët s’i nënshtrohen regjimit të Aleksander Vuçiqit dhe që po bashkëpunojnë më Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Trajkoviq dhe Rashiq paraqiten duke e bërë shqiponjën dhe duke thënë se “kërcënimi” i Kurtit me ushtarët NAZlSTË s’ka të bëjë me ata të dy, meqë janë deri në fund me Kurtin.

Kjo ka nxitur reagimin e politikanes serbe, Rada Trajkoviq e cila ka reaguar në llogarinë e saj zyrtare. Trajkoviq thotë se e shtron pyetjen se çfarë mendojnë investitorët gjermane dhe vetë shteti gjerman për një “humor” të tillë të gazetës së regjimit.

“Pyes veten se çfarë mendojnë investitorët gjermanë (dhe vetë Gjermania) për këtë lloj “humori” të gazetës kryesore të regjimit”, ka shkruar Trajkoviq.

- Advertisement -

Ajo në këtë reagim ka përfshirë edhe ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe OSBE-në.

- Advertisement -

Të fundit

Vijojnë suImet në SHBA, tre të vrarë

Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në Kaliforni të shtunën...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -