13.4 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

Gazeta e madhe zvicerane sulmon Shaqirin, por ylli ynë vjen me një përgjigje perfekte

- Advertisement -

Xherdan Shaqirii ka përjetuar një pritje emocionuese në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë nga tifozët kosovarë.

- Advertisement -

Pritja që i është bërë sulmuesit gjilanas ka qenë e jashtëzakonshme me duartrokitje, por edhe ai në disa raste është kthyer ka publiku dhe ka përshëndetur të pranishmit.

Por duket se pritja që i është bërë nga Kosova yllit të saj Xherdan Shaqirit nuk i ka pëlqyer mediumit zviceran ‘Blick‘ që e kanë sulmuar futbollistin më të madh që ka pasur Zvicra.

- Advertisement -

Blickut i ka penguar si duket edhe respektimi që Shaqiri i ka bërë himnit të Kosovës duke mbajtur dorën në zemër.

“Para ndeshjes, Shaqiri mban dorën në zemër gjatë himnit kombëtar të Kosovës, më pas i jep fanellën e kombëtares një djali në karrocë dhe pozon për selfie. Ju vështirë se e shihni atë në fush”, e nis kështu shkrimin e tyre gazeta zvicerane.

- Advertisement -

“Loja në Prishtinë është një lojë e madhe, sidomos për të. Nuk mund të ishte më emocionale. Është beteja e rëndë kundër Kosovës, kundër vendit të lindjes, atdheut të prindërve të tij. Por Shaq mbetet i zbehtë. Një goditje e dështuar pas nëntë minutash bëri rezultatin 2-1 – nuk kishte më shumë për të ardhur të shtunën në mbrëmje. Të paktën jo gjatë lojës”.

Shaqiri ka dhënë përgjigje se pse mbajti dorën në zemër gjatë himnit kombëtar të Kosovës. “Të gjithë e dinë që kam lindur këtu, se i kam rrënjët këtu. E bëra këtë gjest për respekt për Kosovën”, i tha Shaqiri gazetës Blick pas ndeshjes.

“Ai fitoi duartrokitje nga tribuna për gjestin e tij. Duartrokitje edhe më të mëdha pati kur ai u zëvendësua në minutën e 84-të. Ndoshta nga pala kosovare edhe pak për mirënjohje që nuk shkëlqeu në sport”.

“Veprimi i tij pas fishkëllimës së fundit ishte zemërthyes. Shaqiri i jep uniformën e kombëtares një adoleshenti me karrocë me rrota anash dhe e përqafon për një selfie. Pastaj sigurisht që ai bën të lumtur çdo djalë të vetëm. Edhe pse kombëtarja pranoi rezultatin 2-2 sekonda para fishkëllimës së fundit, ai ka pozuar me durim për të fotografuar”, shkroi Blick.

31-vjeçari edhe njëherë tregoi se sa shumë e do Kosovën dhe të gjitha duartrokitjet për të dhe Granitin ishin mëse të merituara pasi janë dy futbollistë ambasadorë të Kosovës nëpër botë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -