fbpx
11.6 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Gazeta e madhe italiane trondit Evropën: Moska e ndez konfliktin në Kosovë, shpërthimi shumë afër

“Moska e ndez konfIiktin në Kosovë”. Ky është titulli i gazetës italiane, La Repubblica për zhvillimet e fundit në veri të vendit, përcjell Gazeta Express.

- Advertisement -

Gazeta italiane shkruan se politikanët dhe policët serbë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste kundër Qeverisë së Kosovës dhe se për këtë “kryeministri akuzon Rusinë” dhe se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri”.

Këtë herë shpërthimi është edhe më afër Italisë, shkruan La Repubblica. Një zjarr mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi emisarët e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si për pushtimin e Ukrainës: të vihet në dyshim arkitektura e sigurisë në Europë e projektuar në tridhjetë vitet e fundit. Duke filluar nga ku filloi gjithçka: Ballkani.

Serbët sot u mblodhën në Mitrovicën e Veriut, ku u mbajt një tubim protestues i thirrur nga Lista Serbe.

- Advertisement -

Para zyrtarëve të kësaj partie, policët serbë të shtunën i zhveshën uniformat e Policisë së Kosovë. Sipas Listës Serbe, s’ka më asnjë serb në institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë dhe Parlamentin. Ky vendim erdhi pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr dorë nga vendimi për zëvendësimin e targave të automjeteve, të cilat lëshohen nga Serbia.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -