Aplikacioni eKESCO është duke u rritur në të gjithë parametrat e tij. Përmes këtij aplikacioni, pagesat e energjisë elektrike kanë shënuar rritjen më të madhe gjatë muajit gusht.
Gjatë gushtit të këtij viti, në krahasim me muajin gusht 2023, pagesat e energjisë elektrike përmes aplikacionit janë rritur për afro 74 për qind, janë kryer afro 19,000 transaksione pagesash nga 9500 sa ishin gjatë gushtit të kaluar ose një rritje prej 99 për qind.
Kjo rritje ka ndodhur pas kalimit në versionin e ri të aplikacionit. KESCO, me qëllim që të jetë sa më afër konsumatorëve të saj, në gjysmë të korrikut dhe gjatë muajit gusht kishte vendosur edhe dy shtande në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, një te nisjet dhe një tek arritjet. Fokus ishte diaspora, pasi përmes aplikacionit mund të kryhen pagesa nga e gjithë bota.
Paralel me rritjen e pagesave është rritur edhe numri i konsumatorëve që përdorin eKESCO, Vetëm gjatë muajit të fundit, aplikacioni ka rreth 4000 konsumatorë më tepër, duke arritur në 264 mijë përdorues.
Këto shifra e bëjnë eKESCO-n ndër top aplikacionet më të dashura dhe më të përdorura në Kosovë.
Gjithashtu, përpos pagesave, ky aplikacion ka arritur të ketë përdorim të gjerë edhe në shërbimet e tjera që eKesco ofron, siç janë kërkesat/ankesat e ndryshme, njoftime për punime të planifikuara në rrjet, shkarkimin e faturës dhe shumë shërbime të tjera.
Të gjitha ndryshimet që janë bërë në versionin e ri të aplikacionit tonë janë bërë me qëllim të vetëm që të përmirësohet edhe më tutje eksperienca e përdoruesve, të ketë komunikim më të lehtë dhe shërbime shumë më të shpejta prej kudo që jeni.
Përpos kësaj, ballina e aplikacionit është shumë më moderne, duke ju përshtatur kohës dhe zhvillimit inovativ.
KESCO mbetet e përkushtuar që të ndërtojë partneritet me konsumatorët e vet, qoftë ata shtëpiakë ose komercialë, duke ofruar shërbime sa më kualitative, të qëndrueshme dhe të shpejta.