11.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Gati 13 mijë votues të Vetëvendosjes janë në grevë kundër qeverisë

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Janë të kota përpjekjet për etiketimin e grevës së mësimdhënësve si e sponzorizuar nga opozita. Kjo nuk qëndron aspak. Nga 25 mijë mësimdhënësit, më tepër se gjysma e tyre janë votues të Vetëvendosjes. Me të gjitha këto akuza përsipër, ata do të thyeshin tashmë dhe do ti rroknin ditarët. Nuk pranojnë ata që të manipulohen nga opizita, të cilën e përzurën nga pushteti me votën e tyre. Por, tashmë e gati një muaj ata kanë vendosur ta bëjnë të kundërtën- të vazhdojnë grevën përkundër përpjekeve të mëdha të qeverisë që ti etiketojnë. Arsyeja është shumë e thjeshtë- ata duan më tepër para dhe nuk janë të manipuluar nga askush.

Në këto rrethana, qeveria qysh sot duhet ti lirojë nga detyra ata që nuk e menaxhuan këtë situatë dhe ndikuan direkt që komplet arsimi të pezullohet për kaq shumë kohë.

Ministrat nuk janë për të bë akuza dhe dhënë komente e mendime. Ata janë aty për të menaxhuar me diakasteret që i kanë në përgjegjësi. Kur nuk ia arrin për një arsye ose tjetër, duhet larguar nga aty.

- Advertisement -

Kjo, pasi pasojat janë të mëdha kur udhëheq sektor kyq, ai degradon dhe ti nuk bën asgjë për ta parandaluar të paktën atë degradim.

Sindikata nuk është përgjegjëse për mbarëvatjen e arsimit. Nëse ajo arrinë ti manipulojë mbi 25 mijë mësimdhënës, të cilët do të duhej të ishin shtresa më e ditur e shoqërisë, pasi ata shpërndajnë dije tek të tjerët, atëherë sindikalistët janë gjenij, ndërsa Rrahman Jashari do të duhej ti bënte konkurrencë Albert Ajnshtajnit për koeficient të intelegjencës.

Por, nuk është aspak ashtu. Sindikalistët thjeshtë janë duke e reprezentuar një kërkesë të atyre mësimdhënësve e cila do të duhej të adresohej me seriozitetin më të madhin. Fatkeqësisht, qysh në start të grevës nuk ndodhi ashtu. Ministrja e arsimit ironizoi madje duke thënë pse nuk i kërkoni 300 euro po vetëm 100. Vetëm për atë deklaratë do të duhej të shkarkohej. Me arsim ska hajgare e as ironizime, pasi është në pyetje fati i të tashmes dhe i të ardhmes sonë. Pa këto greva e pa këto menaxhime katastrofale ne e kishim arsimin në fund të pusit. Tashmë është fundosur edhe më tepër.

- Advertisement -

Qeveria nuk është komplet fajtore. Padyshim, sindikalistët e kanë pjesën e vet të fajësisë. Por, në fund askush nuk do ta drejtojë gishtin nga Rrahman Jashari, për të cilin vazhdoj të jem i bindur që po lufton edhe për protagonizëm personal. Do ta drejtojnë gishtin të gjithë nga pushteti, si të deleguar që ta avancojnë arsimin, madje ta bëjnë ndryshimin e madh, iluminimin e këtij sektori jetik. Deri tash po bëhet e kundërta.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -