2.6C
Pristina
2 Mars, 2021 - 23:38

“Gastronomët janë të revoltuar” pas masave të reja Ant-Covid

Lirimit të masave anti-COVID nga Qeveria në detyrë, i janë gëzuar gastronomët, teksa ritheksojnë se lokalet do të punojnë deri në orën 22:00.

“Në rast se vendimi i sotëm ndryshon pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ju njoftojmë se do të ketë organizim të protestave nga gastronomët”, paralajmërojnë gastronomët.

Reagimi i tyre i plotë:

Ju njoftojmë se që nga sot, bizneset e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre deri në ora 22:00. Poashtu, nuk do të ketë kufizim të lëvizjes së personave fizik në të gjitha komunat.

Ky është një lajm i mirë për zonat e ranguara me rrezik të lartë të përhapjes së virusit, përkatësisht Komunën e Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Një lajm i mirë edhe për Kosovën, ku dijmë që roli ekonomik që ka kryeqyteti edhe për komunat tjera është shumë i rëndësishëm, ku 50-60% e tërë aktivitetit ushtrohet në të.

Sqarim: GASTRONOMËT JANË TË REVOLTUAR!

Me rastin e shkeljes së masave Anti-Covid për arsye të organizimit të tubimeve politike, dhe shfrytëzimit të hapësirave tona për qëllime të fushatave zgjedhore nga çdo parti politike, është bërë padrejtësi e madhe dhe trajtim i pabarabartë në raport me ne, ekonominë, dhe rreth 100 mijë qytetarë që rrezikojnë të mbesin të papunë në çdo industri!

Në rast se vendimi i sotëm ndryshon pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ju njoftojmë se do të ketë organizim të protestave nga gastronomët!

Të fundit

Të tjera nga rubrika