8.1 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Gashi nga Lëvizja e Deçanit- Organizimi jonë erdhi si reagim ndaj islamit politik në Kosovë pasi u prek flamuri kombëtar!

- Advertisement -

Arbër Gashi, aktivist dhe themelues i Lëvizjes së Deçanit në një intervistë eksluzive dhënë për “Gazeta Blic” ka treguar më detajisht se si erdhi deri tek kjo Lëvizje dhe arsyet pse.

- Advertisement -

Gashi tha se organizimi ka fillu para daljes në Deçan dhe se erdhi si reaksion i intelektualëve shqiptarë ndaj asaj që ka ngjarë prej vitit 2011 e deri me 20 tetor të vitit të kaluar.

Ai tha se kjo ka qenë reagim ndaj islamit politik në Kosovë.

- Advertisement -

“Organizimi ka fillu shumë para daljes në Deçan dmth ka qenë një reaksion i shumë intelektualëve shqiptarë ndaj asaj çfarë ka ngjarë prej 2011 e deri me 20 tetor të vitit të kaluar në Kosovë. Ka qenë një reaksion ndaj gjithë asaj shpërfaqjes së islamit politik në Kosovë, në një shtet të ri shqiptar, diçka që nuk na ka pëlqy dhe kemi dasht së paku të dëgjohet zëri jonë, t’a kundërshtojmë atë rrjedhë politike brenda shoqërisë tonë. Për atë arsye pas diskutimeve të mëdha, jo vetëm këtu por edhe në perëndim, kemi vendos që të dalim edhe t’a shprehim opinionin tonë. Të tregojmë se ne nuk jemi përkrahës të islamit politik….. dhe meqenëse dështoi çdo përpjekje për dialog para se me dal në Deçan dhe si rrjedhojë ishte edhe deklarimi se prej sot nuk jemi më mysliman. Kjo ka qenë ajo që ka ndodh dhe pastaj pas 20 tetorit të vitit të kaluar janë formuar disa prej lëvizjeve që ekzistojnë sot dhe që punojnë në Republikën e Kosovës siç është ‘Lëvizja e Deçanit’, Organizata ‘Shqiptaria’ dhe Shoqata ‘Kufijtë e Arbrit’ të cilat po veprojnë në terren edhe po e sensibilizojnë opinionin publik rreth rrezikut që paraqet islami politik” tha Gashi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

Gashi tha se kanë patur përpjekje për komunikim me disa akterë, por se u prek flamuri kombëtar, dhe aty përfundoi gjithçka.Ai tha se nuk janë duke parë ndonjë mundësi të dialogut me Bahkësinë Islame të Kosovës.

“Ne kemi patur përpjekje për komunikim me të gjithë, edhe me klerikët, kemi patur diskutim publik edhe me Ambasadën e Shqipërisë në Zvicer edhe me Ambasadën e Kosovës aty, me disa klerikë aty edhe ndodhën ato çfarë ndodhën do të thotë u prek edhe flamuri ynë, u prekëm në dinjitet, sepse ata e kanë ditur se ne jemi duke e refuzar një politikë të tillë, ata nuk kanë patur frikë, e prekën flamurin tonë dhe prej aty tani përfundoi gjithçka. Prej aty ka përfundu çdo mundësi e një dialogu të mirfilltë edhe sot ata nuk janë ende të gatshëm t’i shohin gabimet e tyre kështu që nuk jam duke parë ndonjë mundësi të dialogut me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) dhe nuk ka qenë kurre edhe aspiratë e jona me reformu islamin, nuk është detyrë e jona. Islami i takon një kulture krejtësisht tjetër e cila ka të drejta ekskluzive mbi të edhe mundet me vendos vetë për fatin e religjionit edhe të kulturës së tyre. Ne e kemi mirpritur gjithmonë çdo religjion, duhet t’a themi se shqiptarët nuk kanë patur ndjenja urrejtjeje ndaj besimeve të tjera fetare, as ndaj islamit, as ndaj krishtnimit ortodoks apo katolik” tha ai për “Gazeta Blic”.

- Advertisement -

“Kjo erdhi si rezultat i një diskursi tepër të vrazhdë të imamëve të Kosovës, të atyre nga Shqipëria e sidomos të atyre nga Republika e Maqedonisë së Veriut të cilët vlerat tona kombëtare, mbi të cilat ndërtohet identiteti ynë kombëtar, i kanë shkelur me të ‘dyja këmbët’, edhe po i shkelin vazhdimisht për çdo ditë” deklaroi Gashi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -