fbpx
9.8 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Gashi: Kurti nuk ka probleme me shkrim lexim, pushteti dikur nënshkruante çkado që i servohej

Analisti politik, Shkëlzen Gashi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i shantazueshëm, rrjedhimisht “mund të ju thotë jo kërkesave që parashtrohen në fillim nga Serbia”.

- Advertisement -

Ai thotë se pushteti i kaluar ka nënshkruar çdo gjë që i është servuar.

“Për shkak të shkeljeve të rregullave huminatare dhe korrupsionit pushteti që tash është në opozitë ka nënshkruar gjithçka që i është servuar”, ka thënë Gashi në Pressing të T7.

Ka thënë po ashtu se “Kurti nuk ka probleme me shkrim-lexim”, duke aluduar se drejtuesit e mëhershëm kanë pasur të tilla probleme.

- Advertisement -

Por Gashi ka edhe kritika për Qeverinë Kurti, thotë se kanë bërë pak në integrimin komunitetit serb në Kosovë.

Sipas tij, ekzekutivi do të duhej të ndërtonte qerdhe, por edhe të ketë projekte të tjera për zonat e banuara me serbë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -