15.2 C
Pristina
Thursday, September 28, 2023

Gara për Tiranën, këto janë rezultatet deri më tani

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën Erion Veliaj vijon të thellojë rezultatin kundrejt kundërshtarëve. Sipas KQZ, deri tani janë numëruar 553 kuti nga 941 në total.

Erion Veliaj kryeson me 54.39% ose 91966 vota (32968 vota më shumë se Këlliçi).

- Advertisement -

Ndërkohë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi numëron 58998 vota ose 34.89 %.

Kandidati i PD-së, Roland Bejko numëron 7229 vota ose 4.28%, ndërsa kandidati i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori 8031 vota ose 4.75%.

- Advertisement -

Marko Dajti nga Fronti i Majtë ka marrë 1595 vota ose 0.94%, ndërsa Lajla Përnaska nga PDIU 1272 vota ose 0,75%.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -