16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Gani Geci ka një Iutje për Kurtin: “Pash Zotin mos na prish me Christopher HiIIin”

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka bërë një lutje për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

- Advertisement -

Geci i është lutur Kurtit që të mos i prishë raportet e Kosovës me ambasadorin Hill, pasi kryeministri i Kosovës sot nga ndërtesa e Qeverisë është kujdesuar që t’i kundërpërgjigjet ambasadorit amerikan i cili deklaroi se Kosova s’kishte qenë e përgatitur në takimin e fundit në Bruksel.

“Pash Zotin mos na i prish raportet me Kristofer Hillin kishe po i përgjigjem Hillit, mos folë pa pasur nevojë të paktën para Amerikanëve mos e luaj rolin e të fortit se ska te fort në botë për Amerikan” – ka shkruar ndër tjerash Geci.

Më poshtë reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

- Advertisement -

Lutje për Kryministrin :

Pash Zotin mos na i prish raportet me Kristofer Hillin kishe po i përgjigjem Hillit ,mos folë pa pasur nevojë të paktën para Amerikanëve  mos e luaj rolin e të fortit se ska te fort në botë për Amerikan.

Moti kanë qenë edhe do para teje nepër botë që i thojshin vetit të fortë por moti jan harru tani!

- Advertisement -

Në ketë botë shpeshjerë nuk mjafton me qenë vetëm i drejtë ,sepse edhe me pas te drejtë prapa drejtësis duhet me pas edhe diçka tjetër e ajo është FORCA.

A te kujtohet njani që thoshte po luj k….me Amerikën, por u harru qe ka ekzistu ndonjëherë.

Kuptoje:

1. Kjo logjika jem e thjeshtë më thotë Kristofor Hilli me gjith këtë përvoj nuk është vetëm një Ambasador i thjeshtë në Beograd por ka rol shumë më të madhë se nji ambasadorë.

Tani në këtë kohë të luftës në mes të Amerikës dhe botës përendimore në njëren anë dhe Rusis në anën tjetër Hilli ne Beogard është shum ma shumë se nji Ambasador ishalla jam une gabim.

 2. Në vitin 1999 bashë ky Kristofer Hilli suxhuk  e ka pas bo Milloshoviqin !

Se di ate kujtohet edhe ty të ka nxjerr prej burgut Hilli edhe pergjigjja jote per Hillin ishte pergjigje koti.

Mos harro Diplomati  Amerikan me përvojën ma te madhe për Evropë tani për tani është Kristofer Hill.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -