-0.7 C
Pristina
15 Janar, 2021 - 15:21

Frashër Krasniqi thotë se i rra’hën në stacion: Publikon foton e policit

Anëtari i PSD’së, Frashër Krasniqi, pas arr’estimit të anëtarëve të tjerë të kësaj partie, ka publikuar fotografinë e Fatmir Miftarit, rreshter në Policinë e Kosovës, për të cilin pretendon se ka go.ditur në kokë zëdhënësen e kësaj partie, Natyra Kuçin.

- Advertisement -

Krasniqi, nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, ka thënë se edhe disa policë të tjerë kanë ushtruar dhu.në ndaj aktivistëve të tjerë të PSD’së.

Në anën tjetër, në një postim në “Facebook”, më herët, zëdhënësja e PSD’së ka thënë që kr.imi i vetëm është bru’taliteti policor jashtë dhe brenda ndërtesës së stacionit policor në Prishtinë.

Fotografia e rreshterit të policisë, e publikuar nga Frashër Krasniqi

Kr.imi i vetëm këtu është bru’taliteti policor jashtë e më shumë brenda stacionit policor. Për aktivistët e PSD-së e aksionet simbolike dh.unë e arre.stime, për tubimet e partive politike truproje”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

Ky është Fatmir Miftari. Rreshteri i Policisë së Kosovës që e go.diti në kokë Natyra Kuçin edhe pse ishte me duar të lidhura brenda stacionit policor.

Pas reagimit tonë ver’bal, ai më mori në zyren e tij dhe bashkë me 4-5 policë të tjerë më go.ditën për disa minuta pa ndërprerë.

Njësoj, disa policë të tjerë ushtruan dhu.në ndaj Dardan Molliqajt, Nol Nushit, Veton Dragushës dhe aktivistëve të tjerë. Të gjithë me duar të lidhura.

Të gjithë brenda stacionit policor.

Bru’talitet e dënime për aktivistët e qytetarët, tolerancë e mbrojtje për partitë e pushtetet. Kjo është Policia e Kosovës.

Të fundit

Të tjera nga rubrika