3.1C
Pristina
25 Shkurt, 2021 - 03:35

Francezja telefonon në emision: Diplomati kosovar nuk ma pagoi qeranë, më mbeti borxh 13 mijë euro

Javën e kaluar një diplomat kosovar është përmendur në emisionin e ndjekur “Ca peut vous”, i cili transmetohet në televizionin RTL, pronarja e banesës është ankuar se kosovari që ka përfunduar misionin atje i ka mbetur borxh 13 mijë euro.

Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Express Ambasada e Kosovës në Francë, me ç’rast njoftojnë se me urgjencë kanë kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për t’ia paguar brenda ditës borxhin gruas franceze.

Ambasada nuk eshte pergjegjes per pagesat e qirave.

Ato jane bere direkt nga MPJ. Ne e kemi informuar MPJ me kohe per te gjitha zhvillimet dhe sic e dini jemi te varur nga MPJ. (pra jo per objektin e Ambasades).

Kontrata ishte nenshkruar ne vitin 2010 dhe diplomati eshte kthyer ne Kosove gusht 2020”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për Gazetën Express.

Ish-diplomati kosovar tashmë është kthyer në punë në MPJD, ndërsa Ambasada e Kosovës në Francë thotë se kanë intervenuar me shpejtësi edhe pse përgjegjësia nuk ishte e tyre.

Pronares i eshte transferuar brenda dites shuma ne fjale (rreth 13 mije euro). Per shkak qe transferet jane nderkombetare dhe per shkak te pandemise, situata eshte jo e zakonte, andaj jemi obliguar te reagojme ne Paris, edhe pse pergjegjesia eshte ne Prishtine”, thuhet tutje në përgjigjet e tyre.

Duke qene se vonesa ka ndodhur ne Prishtine dhe duke qene se pagesa ka qene ne procedim, edhe pronarja sikurse udheheqesit e emisionit jane kontaktuar dhe jane befasuar me reagimin e shpejte te Ambasades se Kosoves ne Paris”.

Sipas Ambasadës, pasi është kryer pagesa, në emisionin e njëjtë moderatori ka thënë “bravo Kosova” dhe “faleminderit Kosova” dhe i ka ftuar shikuesit ta vizitojnë Kosovën sepse vendi meriton të vizitohet.

Per te shprehur keqardhje per kete rast, Ambasada e ka ftuar pronaren per vizite ne Kosove, ndersa moderatori i emisionit ku eshte ankuar ajo ka premtuar se te henen ose diteve ne vijim ne emisionin e tij do t’i informoje degjuesit per keqkuptimin qe ka ndodhur dhe per reagimin e shpejte tonin”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e tyre.

Lidhur me vonesën për pagesën e qerasë Gazeta Express ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës por deri në këtë moment Express nuk ka pranuar përgjigje.

Të fundit

Të tjera nga rubrika