11.8 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Franca kërkon nga Serbia që fajtorët e Banjskës të vihen para përgjegjësisë

- Advertisement -

Ai ka kërkuar nga Serbia që përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit të vihen para përgjegjësisë.

- Advertisement -

Po ashtu ai tha se statusi i komunave serbe duhet të zgjidhet përmes Asociacionit.

“Dënojmë sulmin në Banjskë dhe Franca kërkon nga Serbia që fajtorët të vihen para përgjegjësisë”.

- Advertisement -

“Vendet duhet të përmbahen nga veprimet që nxitin tensione. Për këtë Franca ka shprehur shqetësimin për vendimin e BQK-së dhe mbylljen e disa komunave serbe në Kosovë. Kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të serbëve sidomos në qasjen në shërbime sociale. Franca kërkon pezullimin e vendimit në mënyrë që të ketë një periudhë tranzicioni”.

Ambasadori i Francës tha se Kurti ka shprehur premtimin se duhet të ketë një periudhë tranzicioni dhe sipas tij kjo është pozitive.

Ai ka thënë se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër është e arritur e madhe.

- Advertisement -

“Ka progres në dialog sidomos për njohjen e tabelave dhe fushën e energjisë. Sulmet ndaj KFOR-it janë të papranueshme. Ne u bëjmë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të mbajnë premtimet dhe ta zbatojnë marrëveshjet e arritura”, ka deklaruar ambasadori francez.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -