17.8 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022

Franca dëshiron që Ukraina të rikthejë Krimean

Franca dëshiron që Ukraina të rifitojë kontrollin e Krimeas si pjesë e një fitore ushtarake kundër Rusisë, sipas një burimi diplomatik francez, shkruan CNN.

Deklaratat erdhën teksa liderët francez, gjerman dhe italian po vizitojnë Kievin. Burimi ishte duke folur me gazetarët që ishin duke udhëtuar me delegacionin francez të enjten.

“Ne jemi për një fitore integrale me rikonsolidimin e integritetit territorial në të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia, përfshirë Krimean”, tha zyrtari francez, duke iu referuar gadishullit në Detin e Zi që Rusia e pati pushtuar me forcë nga Ukraina më 2014.

Sapo të përfundojë lufta, bisedimet do të jenë të nevojshme për të përcaktuar llojin e garancioneve të sigurisë për Ukrainën dhe për marrëdhëniet në mes Ukrainës dhe NATO-s, tha burimi diplomatik.

“Ajo se për çfarë po Iuftohet është siguria e të gjithëve”, tha ai, duke shtuar se “një fitore ushtarake për Ukrainën” definohet nga Zelesnky.

Të fundit
Lajme të lidhura