16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka bërë sot të ditur se Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe specialistët e parë për sulme ajrore.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugëzbulimit.

- Advertisement -

Ai ka shprehur falënderim dhe mirënjohje e thellë për partnerët, Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade.

“Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugëzbulimit.

Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake.

- Advertisement -

Falënderim dhe mirënjohje e thellë për partnerët tanë, Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade”, shkruan Mehaj.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -