9.6C
Pristina
5 Mars, 2021 - 20:50

Forcat serbe shtohen rreth kufirit me Kosovën

Vija kufitare e Kosovës me Serbinë, e cila shtrihet nga Maqedonia e Veriut e deri tek Mali i Zi vazhdon të jetë nën kontroll të rreptë nga Policia, Xhandarmëria e Ushtria e Serbisë.

Kur krahas shtimit të punkteve policore apo pikë kalimeve në rrugët kryesore që lidhin vendbanimet e Kosovës me Serbinë, për rreth brezit kufitar vazhdimisht lëvizin edhe Xhandarmëria e në kodrinat sipër kufirit janë vendosur edhe forcat ushtarake.

Syri sjell fotografi nga lindja e Kosovë, konkretisht nga fshati Karaçevë, përkatësisht, Muhoci i Komunës së Bujanocit ku shihet punki i policisë serbe, ku asnjëri nuk, mund të kaloi andej e këndej kufirit pa legjitimuar.

Disa qindra metra më lartë kodrës janë edhe Ushtria e Serbisë, derisa jo rrallë herë aty pari sillen edhe Xhandarmëria e cila jo rrallë herë lëvizin edhe në fshatin Karaçevë.

Derisa Serbia ka futur nën kontroll kufirin e saj në territorin e Kosovës, për rreth kufirit nuk shihen policë e as ushtarë të KFOR-it.

Të fundit

Të tjera nga rubrika