8.5 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

“Foli shqip me homologun spanjoll”, opozita maqedonase kërkon dorëheqjen e ministrit të Jashtëm

- Advertisement -

VMRO-DPMNE dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë përplasur ashpër sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe në takimet zyrtare.

Partia opozitare i bëri thirrje ministrit Bujar Osmani që të japë dorëheqje, pasi në takimin e fundit me kolegun spanjoll, e ka përdorur vetëm gjuhën shqipe. VMRO-DPMNE kërkon edhe përgjegjësi penale për Osmanin, pasi sipas tyre, ka dëmtuar reputacionin e shtetit.

- Advertisement -

“Nga takimi zyrtar i Osmanit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës përmes konferencës për media, shihet qartë se Osmani përdor vetëm gjuhën shqipe, edhe pse është e qartë se cila është gjuha zyrtare e Maqedonisë për përdorim ndërkombëtar e përcaktuar me Kushtetutë.

Kjo sjellje është shkelje e Kushtetutës së vendit, por edhe e vetë Marrëveshjes kornizë”- deklaroi zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Maria Miteva, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm dhe ngarkimin me përgjegjësi penale të tij.

- Advertisement -

“Kërkojmë përgjegjësi penale për Osmanin, organet kompetente menjëherë të ngrejnë procedurë dhe përfundimisht në Maqedoni të ngrihet procedurë adekuate për vepra që cenojnë imazhin e vendit. Osmani të dorëhiqet nga pozita Ministër i Jashtëm dhe është më e pakta që mund ta bëjë pas këtij veprimi joshtetërore dhe nënçmues për qytetarët e Maqedonisë”– tha Miteva.

VMRO-DPMNE thotë se qeveria LSDM-BDI dhe Bujar Osmani si Ministër i Jashtëm, shkelin vlerat kombëtare, duke i bërë thirrje Osmanit të nisë ta respektojë vendin dhe në komunikimet ndërkombëtare të prononcohet në gjuhën zyrtare maqedonase.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme maqedonase i mohon akuzat e opozitës, duke theksuar se megjithëse janë Pashkët, VMRO-DPMNE-ja nuk heziton të krijojë tensione dhe ndarje etnike në shoqëri përmes përdorimit të gënjeshtrave dhe fakteve të sajuara.

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut i kërkuan VMRO-DPMNE-së të kërkojë falje dhe theksuan se përdorimi i gjuhëve zyrtare në vend është çështje e rregulluar me ligj dhe nuk duhet të jetë subjekt i kalkulimit politik.

Shqiptarët janë grupi i dytë më i madh etnik në Maqedoninë e Veriut. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është 509,083 banorë, që përfaqëson rreth 25% të popullsisë. Shqiptaret jetojnë kryesisht në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Numri më i madh i shqiptarëve jeton në komunat: Tetovë (70%), Gostivar (82%), Dibër (58%), Strugë (57%), Kërçovë (55%), Kumanovë (30%) dhe Shkup (60%).

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -