5.7C
Pristina
5 Mars, 2021 - 04:09

Florian Marku – Rylan Charlton, kjo është koha kur pritet të zhvillohet meçi

Florian Marku është gati për duelin e sontëm të boksit kundër Rylan Charlton, një përballje që do të zhvillohet në Londër.

Pritet një meç jashtëzakonisht interesant me të dy bokserët që do të synojnë fitore këtë mbrëmje.

Pas shtatë fitoresh dhe barazimit të fundit, Florian Marku do të luftojë që të mbajë titullin e “kampionit” ndaj një boksieri si Charlton, që nuk e ka provuar kurrë shijen e humbjes.

Të dy boksierët ne ditën e djeshme patën ballafaqime, ku nuk kanë munguar thumbimet dhe batutat ironike, teksa kanë premtuar një ndeshje boksi spektakolare, që do të zhvillohet në “Wembley Arena” në Londër, rreth orës 22:00.

“Nesër është koha t’u tregoj atyre që dyshojnë, që e kanë gabim dhe atyre që besojnë tek unë, që kanë të drejtë”, tha Marku në fjalët e fundit përpara se t’i lërë radhën ringut, aty ku ai di të shprehet më së miri.

Të fundit

Të tjera nga rubrika