fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Flet terroristja që tronditi Stambollin

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Departamenti i Policisë së Stambollit ka dalë me një deklaratë rreth sulmit me bombë të ndodhur të dielën, në rrugën “Taksim Istiklal” në lagjen “Beyolu” të Stambollit.

Në këtë drejtim, policia e Stambollit ka bërë të ditur se janë ekzaminuar 1200 kamera sigurie, të cilat kanë parë rrugët e gruas së dyshuar që vendosi bombën deri në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

“Është konstatuar se personi është larguar nga vendi i ngjarjes me taksi dhe ka shkuar në lagjen Esenler, si dhe është kryer një operacion në 21 adresa, të cilat u konstatuan se ishin në kontakt me personin në studimin fiziko-teknik”, është thënë në deklaratën e policisë së Stambollit..

Ndërsa sa i përket identitetit të të dyshuarit, është thënë se në operacionin e zhvilluar në adresën e caktuar në orën 02.50 është kapur i gjallë shtetasi sirian Ahlam Albashir, që supozohet se ka kryer aktin.

“Në marrje në pyetje, personi deklaroi se ishte trajnuar si oficer special i inteligjencës nga organizata terroriste PKK/PYD/YPG dhe se ka hyrë ilegalisht në vendin tonë përmes Afrin për të ndërmarrë veprime”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Policisë së Stambollit.

Studimet e nisura në lidhje me incidentin vazhdojnë në mënyrë të shumanshme, është thënë në fund të deklaratës.

- Advertisement -

Ndërkohë, mediat e huaja kanë shpërndarë edhe pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e arrestmit nga Departamenti i Policisë së Stambollit të personit që dyshohet se la bombën.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu kishte bërë më herët një deklaratë rreth sulmit me bombë.

Soylu deklaroi se personi që hodhi bombën në rrugën Beyo?lu Istiklal u ndalua nga Departamenti i Policisë së Stambollit.

- Advertisement -

“Në operacionin e ndërmarrë janë kapur dhe ndaluar 46 persona ndërsa në marrjen në pyetje të personave u përcaktua se personi që vendosi bombën ndodhej në një adresë në rajonin Küçükçekmece. Në adresën e përcaktuar u krye një operacion në orën 02:50 dhe u kap e gjallë personi (grua) Ahlam Albashir me origjinë siriane. Gjatë marrjes në pyetje ajo ka deklaruar se është përgatitur nga organizata terroriste PKK/PYD/YPG si element i inteligjencës speciale dhe se në vend ka hyrë nga rajoni sirian Afrin nëpërmjet rrugëve ilegale për të kryer aktin”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet thanë se 6 persona u vranë dhe 81 u plagosën në shpërthimin e së dielës në “Istiklal Avenue”, një rrugë e famshme e mbushur me dyqane dhe restorante që të çon në sheshin ikonik Taksim.

- Advertisement -

Të fundit

Çfarë do të thotë “magnituda” dhe “intensiteti” i tërmetit?

Madhësia dhe intensiteti i një tërmeti janë dy koncepte që shpesh ngatërrohen. Magnituda e tërmetit përcaktohet nga vlera e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -