fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

“Flamuri i ngritur në Vlorë s’ishte i qepur nga Marigoja” – Dervishi tregon fakte të padëgjuara për Pavarësinë e Shqipërisë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Sot po festohet 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, e profesori Lutfi Dervishi ka treguar disa fakte rreth kësaj dite.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dervishi ka thënë se “flamuri i ngritur është i familjes Vlora dhe jo i qepur nga Marigoja”.

“Në disa qytete Flamuri i ngrit para se të mblidhej Kuvendi Vlorës; Pavarësia ishte planifikuar të shpallej në Durrës, por pasi Esati refuzoi, Ismaili u nis për Vlorë. 28 nëntor, serbët mbërrijnë në Durrës. Isa Boletini mbërriti me vonesë në Vlorë për shkak të baltës së krijuar nga shirat e vjeshtës; Fotografia e ngritjes së Flamurit nuk është e 28 nëntorit 1912, por e festimeve të një viti më pas”, ka shkruar ai ndër të tjera .

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Pavarësia
1. Pavarësia e Shqipërisë u arrit pa u shkrepur një pushkë përpos krismave të haresë;
2. Flamuri i ngritur është i familjes Vlora dhe jo i qepur nga Marigoja;
3. Në disa qytete Flamuri i ngrit para se të mblidhej Kuvendi Vlorës;
4. Pavarësia ishte planifikuar të shpallej në Durrës, por pasi Esati refuzoi, Ismaili u nis për Vlorë.
5. 28 nëntor, serbët mbërrijnë në Durrës.
6. Isa Boletini mbërriti me vonesë në Vlorë për shkak të baltës së krijuar nga shirat e vjeshtës;
7. Fotografia e ngritjes së Flamurit nuk është e 28 nëntorit 1912, por e festimeve të një viti më pas;
8. Ndërtesa ku është shkrepur fotografia nuk është shtëpia ku u shpall Pavarësia;
9. Akti i Shpalljes së Pavarësisë ka humbur, ajo çka shohim sot është fotografuar nga Kel Marubi në vitin 1937 me rastin e 25-vjetorit të ditës së madhe;
10. Në telegramin e dërguar Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë nuk përmendet fjala Pavarësi!
11. Firmërtarët e Pavarësisë ishin të vetdijshmëm se kufijtë e Shqipërisë do të caktoheshin më vonë
12. Shumica e firmëtarëve të Pavarësisë patën një fund tragjik.
13. Një vit më pas në Durrës krijohet qeveria e dytë shqiptare me Esad Pashën;
14. Një raport i komisionit ndërkombëtar (të gjashtë fuqive) theksonte se ky vend nuk bëhet nëse nuk ikin të dy (Ismail Qemali, Esad Pasha) në të njëjtën kohë;
15. Në fillim të vitit 1914-të, Ismail Qemali dhe Esat Toptani japin dorëheqjen;
16. Mars 1914 nis mbretërimi 6-mujor i Princ Vidit.

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -