13.1C
Pristina
3 Mars, 2021 - 18:56

Flamuri i Kosovës për rekord Guinnessi (VIDEO)

Arbnora Ferizi-Idrizi, bashkë me disa vullnetarë, po synon që të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness.

Ata kanë për qëllim që, për nder të Pavarësisë së Kosovës, të krijojnë flamurin e shtetit nëpërmjet letrës origami.

Me vendosjen e 127.400 letrave të tilla, në Sallën e Sportit në Skenderaj, ajo dëshiron të përcjellë edhe një mesazh.

Puna që u bë gjatë të shtunës u financua edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Skenderajt dhe kompanitë private.

Autorja e gjithë kësaj me po të njëjtin material posedon edhe dy rekorde të tjera – njërin për lulen më të madhe në botë dhe tjetrin për vazon me lule dhe flamujt e shteteve të botës që e kanë njohur Kosovën.

Të fundit

Të tjera nga rubrika