0.3C
Pristina
1 Mars, 2021 - 04:44

Fitorja e Kurtit jehonë deri në Spanjë, El Mundo: “Che Guevara” i Kosovës gati të marrë pushtetin

Fitorja e Albin Kurtit në Kosovë ka bërë jehonë deri në Spanjë e për të ka shkruar një artikull gazeta e njohur “El Mundo”.

Ai pa se ç’ndodh brenda një burgu, shkaktoi trazira dhe spërkati Parlamentin me gaz lotsjellës. Sot, Albin Kurti është në “pole position” për të udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës pas fitores së partisë së tij reformiste dje në zgjedhjet legjislative, shkruan media spanjolle.

I njohur më parë si “Che Guevara i Kosovës” për taktikat e tij radikale, Kurti vlerësoi “fitoren e madhe” të partisë së tij Vetëvendosje, e cila të Dielën mblodhi gati 50% të votave.

“Projekti i tij numër një do të jetë zhdukja e korrupsionit që ka pllakosur Kosovën për më shumë se dy dekada. “Ish-provinca serbe me shumicë shqiptare, një nga rajonet më të varfra në Evropë, do të ketë një fillim të ri”, tha ai dje në dëborën që binte në Prishtinë përpara mbështetësve të tij, megjithatë paralajmëroi se rruga do të ishte e mbushur me gracka.

“Shumë punë na pret sepse vendi po kalon kriza të shumta. Rruga do të jetë e gjatë,” vazhdoi udhëheqësi karizmatik me talent të madh si folës publik.

“Këto zgjedhje ishin një referendum mbi drejtësinë dhe punësimin, kundër korrupsionit dhe menaxhimit të burimeve shtetërore.” VV u mbështet nga Presidentja 38-vjeçare Vjosa Osmani, një simbol i një klase politike të brezit të ri, e cila u largua nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e qendrës së djathtë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika