11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

“Fitore për Serbinë”, Vuçiq tregon sa serbë i kanë konvertuar targat e tyre në “RKS”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një adresim për media sot tha se kur bëhet fjalë për dialogun me Prishtinën, problemet ende nuk filluar, duke përmendur këtu sërish çështjen e targave dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Vuçiq tha se sipas informacioneve që ai ka, vetëm dy qytetarë serbë të Kosovës i kanë zëvendësuar targat e tyre ilegale me ato “RKS” dhe se ky fakt e gëzon.

- Advertisement -

“Pra, jemi shumë mirë. Vlerësimi im është se nuk do të kalojnë mbi 200 në total,” tha Vuçiq, duke shtuar se kjo vetëm konfirmon se sa i papërgjegjshëm dhe joserioz është vendimi i Prishtinës.

“Aktualisht, ky është informacioni i mëngjesit të sotëm, dy qytetarë kanë rënë dakord për ndërrimin e targave. Njëri prej tyre punon në institucionet e Prishtinës, tjetri jo. Pra jemi mirë…”, ka thënë Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot u ka bërë sërish thirrje qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë që të bëjnë konvertimin e targave të automjeteve.

- Advertisement -

Kurti ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë zgjatje të afatit për konvertim të pagave, duke shtuar se afati i fundit mbetet 31 tetori.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -