-4 C
Pristina
16 Janar, 2021 - 12:06

Fitore Pacolli e rritë edhe pak “përqindjen”: Presim që në zgjedhjet e radhës të kemi mbi 65 deputetë

- Advertisement -

Ish-deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se pret që në zgjedhjet e radhës, subjekti të cilit i takon t’i ketë mbi 65 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ajo ka shtuar se nuk beson që do të paraqitet ndonjë pengesë për të bashkëpunuar me iniciativën e Vjosa Osmanit për të bashkë-qeverisur në të ardhmen.“Tani ka një numër të sondazheve që e vendosin Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese – VV mbetet ajo që i prinë garës dhe do të jetë parti që do ta ketë shumicën në Kuvendin e Kosovës”.

“Presim që në zgjedhjet e radhët të kemi mbi 65 deputetë. Ne tani si VV jemi duke dalë në sondazhe që po prijmë, por kur bashkohemi me iniciativën e Vjosa Osmanit; atëherë del përqindja edhe më e lartë”.“Ne kemi thënë se do të merremi vesh sidomos me iniciativën e saj dhe në ditët në vijim do të njoftoheni edhe më këtë”.

“Tash po presim që Osmani të përfundojë me punën e saj dhe pastaj të vendosim se si do të bashkëpunojmë në të ardhmen”.

“Ne kemi bashkëpunuar me të deri më tani dhe kemi shprehur gatishmërinë që të vazhdojmë edhe më tutje”.“Tani për tani nuk mund të flasim se cilat janë kriteret sepse gjatë diskutimeve nuk besoj se do të ketë diçka që do të na pengojnë drejt marrëveshjes.

Ne nuk kemi biseduar për mënyrën e bashkëpunimit – ne po presim që ajo të përfundojë punën me iniciativën e saj dhe pastaj do të ulemi dhe të diskutojmë”.

Të fundit

Të tjera nga rubrika