0.1 C
Pristina
21 Janar, 2021 - 08:39

Fillon fushata e grupit të afërt me LVV’në kundër Lumir Abdixhikut

Në rrjete sociale ka nisur një fushtë kundër anëtarit të LDK-së Lumir Abdixhikut nga grupi meKryeministrit, i cili është hapur dhe funksionon në përkrahje të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

Në grupin “meKryeministrin” në Facebook janë shpërndarë disa fotografi të Abdixhikut e ku ai është krahasuar me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun.

Në këtë faqe madje shkruhet se Abdixhiku duhet të pensionohet në politikë.

Kjo faqe njihet si njëra nga më të mëdhat në rrjete sociale që menaxhohet nga aktivistë të Vetëvendosjes.

Këto postime nisën pas paraqitjes së Abdixhikut në emisionin Pressing të T7, ku ish-ministri i qeverisë së Albin Kurtit, foli për herë të parë rreth zhvillimeve gjatë prishjes së koalicionit mes VV’së e LDK’së.

Abdixhiku ishte ministër në Qeverinë Kurti derisa në Qeverinë Hoti nuk e kishte mbajtur pozitën e njëjtë.

Ai kishte qenë një nga personat më të përfolur si kandidat për kryeministër nga LDK-ja në këto zgjedhje, ndërsa, është përmendur edhe si kandidat i këtij subjekti në zgjedhjet që pritet të mbahen sivjet për kryetar të komunës së Prishtinës.

Të fundit

Të tjera nga rubrika