13.1C
Pristina
3 Mars, 2021 - 19:11

Festë pas njohjes së Kosovës nga Izraeli, Hoti cakërron gotat me këshilltarin e Osmanit

Kosova dhe Izraeli i kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike mes tyre, duke e zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku morën pjesë dy ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.

Pas ceremonisë virtuale, në një ambient me flamuj të Kosovës dhe Izraelit, por edhe flamurin e SHBA-së, janë parë duke festuar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi, Skender Hyseni dhe Faton Peci, këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. Ndonëse me një sërë mosmarrëveshjes dhe me shumë kundërshti mes tyre, Hoti dhe Peci që jo shumë kohë më parë ishin bashkëpartiakë, i kanë cakrruar gotat dhe e kanë uruar njëri-tjetrin për këtë sukses.

Gjatë ceremonisë, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi është lajmëruar nga Jerusalemi në ceremoninë virtuale të zyrtarizimit të kësaj njohjeje.

Pas deklaratave ku ai dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e kanë falenderuar e uruar njëri-tjetrin, Ashkenazi e ka zbuluar pllakën me mbishkrimin “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator.

Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendosjte ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem, dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë.

Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jeruzalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Të fundit

Të tjera nga rubrika