fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

FES-i përfundoi hartimin e statutit për Asociacionin, nervozohet Petkoviqi: Duan ta bëjnë si OJQ

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Kryenegociatorit serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq ka reaguar pasi dega në Prishtinë e Institutit gjerman Friedrisch Ebert Stiftung, në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se tashmë kanë përfunduar hartimin e një drafti të statutit të Asoaciacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Hartimi i statutit të Asociacionit së Komunave Serbe është kompetencë ekskluzive e Ekipit Menaxhues për themelimin e Asociacionit së Komunave Serbe, siç është përcaktuar saktësisht me marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit në vitin 2013 dhe 2015, kështu që nuk ekziston një bazë apo arsye e vetme ligjore që kjo punë të bëhet nga cilado organizatë joqeveritare, apo ndonjë subjekt tjetër”, ka thënë Petkoviq, raporton mediumi publik serb, RTS.

Sipas tij, statuti që siç thotë, duhet të përgatitet nga ekipi menaxhues, më pas duhet t’i paraqitet palëve në dialogun e nivelit të lartë “brenda katër muajve”.

- Advertisement -

Fakti që Instituti gjerman Friedrisch Ebert Stiftung u mor me statutin e Asociacionit, Petkoviqit i duket si parapërgatitje që kjo bashkësi komunash të jetë një lloj OJQ-je.

Është e qartë se kjo është një përpjekje tjetër për ta paraqitur Asociacionin e Komunave Serbe si një lloj organizate joqeveritare, me kompetenca drastikisht më të vogla në krahasim me ato të dakorduara në marrëveshje – ku saktësohet se Asociacioni i Komunave Serbe do të ketë ekzekutive”, tha drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe.

Ai përmendi draft-statutin e hartuar në vitin 2018, ndërsa akuzon Bashkimin Europian se “nuk e ka përmbushur obligimin e tij për të thirrut një dialog të nivelit të lartë ku Ekipi Menaxhues do ta prezantonte draft-statutin”.

- Advertisement -

Të fundit

Kurti “godet” opozitën: Kur të takoheni me Escobarin, mendone Kurtin e thuani s’ka marrëveshja pa njohje

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, u ka reaguar partive opozitare, të cilat e kritikuar për mostransparencë dhe fshehje të...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -