Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po kërkojn që paga minimale në vend të jetë 400 euro, e jo siç ka propozuar Qeveria 264 euro.
Kjo sipas deputetëve të kësaj parie për shkak të krizës së shkaktuar kohët e fundit më rritjen e çmimeve.
Madje ato po kërkojnë që Ligji i pagave sa më shpejt të procedohet në Kuvend, duke shtuar se Ligjin nuk është paraparë as në projekt-buxhetin për vitin 2023.
Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka treguar se inflacioni tashmë ka arritur në 14%, duke shtuar se paga minimale duhet të jetë 400 euro.
Sipas tij, është obligim i institucioneve që pagat e sektorit privat të jenë në proporcion me problemet që e kanë kapluar vendin dhe pagat në sektorin publik.
“Tashmë zyrtarisht kemi shifrën që mbi 14 ka arritur shkalla e inflacionit. Paga minimale nuk ka asnjë kuptim të jetë sipas propozimeve të Qeverisë dhe duhet të jetë rreth 400 euro”.
“Është obligim institucional dhe social e qytetarë që edhe pagat në sektorin privat duhet të jenë kompatibile me problemin dhe pagat e sektorit publik”, ka deklaruar ai për Ekonomia Online
Sipas tij, Qeveria nuk ka hartuar asnjë plan që të subvencionohet sektori privat. Deputeti Shala theksoi se as me Projekt-buxhetin e viti të ardhshëm nuk ka mbështetje substanciale për sektorin privat.
“Qeveria nuk ka hartuar në asnjë rast një plan në politikat fiskale në subvencionimin e sektorit privat në mënyrë të ligjshme. Përkundrazi ne masa të caktuara kanë qenë të dënueshme dhe regresive sa i përket sektorit privat”.
“Nuk shohim asnjë perspektivë që me këto politika ekonomike e veçanërisht me hartimin e projekt buxhetit për vitin e ardhshëm që sektori privat të ketë ndonjë mbështetje më substanciale. Nuk është e paraparë Ligji i pagave as në projekt buxhet dhe është një mashtrim i madh që po na ndodh”, ka deklaruar ai.