3.1 C
Pristina
24 Janar, 2021 - 06:35

Fatmir Rexhepi: Isa Mustafa duhet të largohet nga lidershipi i partisë

Është një nga të pak deputetët e LDK-së, që thotë hapur se koha e Isa Mustafës në krye të partisë ka përfunduar, kjo për shkak edhe të gjendjes së tij shëndetësore.

“Thirrja ime ka qenë të kemi një Kuvend për shkak të kufizimeve shëndetësore ai (Mustafa) ta vlerëson a është koha, a është momenti ta lë (pozitën e kryetarit), a është që të ketë një reformim të lidershipit. Ky është një mendim i imi, nëse e vlerëson LDK, nëse nuk e vlerësojnë, vijnë zgjedhjet dhe e provojmë”, ka thënë Rexhepi në REPORTERI/INTERVISTA.

Ai ka thënë se mendon se Mustafa duhet të dorëhiqet vetëm për shkak gjendjes shëndetësore, e jo për ndonjë gjë tjetër.

“Unë personalisht po, nuk ka pse tjetër, sepse një lider do një dinamikë të madhe politike”, ka thënë ai.

Të fundit

Të tjera nga rubrika