13.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Fatmir Limaj drejt postit të kryetarit të PDK’së?

- Advertisement -

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj shumë shpejt mund të marrë timonin e PDK’së. Limaj, spekulohet se ka qenë ditëve të fundit edhe në Hagë, nga ku thuhet ta ketë marrë aminin e ish krerëve të partisē.

- Advertisement -

Ai gjatë ditëve të kaluara është parë shumë i afërt me një nga njerëzit më të fuqishëm të PDK’së, Sami Lushtakun. Ata janë parë të pandashëm disa herë ditëve të fundit.

Skenari është që Nisma të shkrihet në PDK dhe të unifikohet e tërë struktura e vjetër e PDK’së.

- Advertisement -

Limaj ishte për shumë vjet nënkryetar i PDK’së, duke shërbyer si zëvëndës i Hashim Thaçit. Por, me futjen e strukturave të SHIK’ut në parti dhe fuqizimin e Kadri Veselit, ata ndanë rrugët.

PDK ende shihet si parti e luftës dhe llogaritet që duhet të udhëhiqet nga një komandant që derivon nga UÇK’ja. Aktualisht udhëhiqet nga Memli Krasniqi, një prishtinali që ska asnjë lloj lidhje me luftën. Madje, edhe strukturat rreth tij janë njerëz që s”kane ndonjë të kaluar luftarake.

E hambari i votave për këtë parti mbesin pikërisht zonat ku u Iuftua më së shumti, sikurse partia mbështetet nga pjesa dërrmuese e ish ushtarëve të UÇK’së, me përjashtim të Dukagjinit që mbështetë AAK’në.

- Advertisement -

Duke u gjendur në këto rrethana, PDK po rrëshqet në sondazhe nga partia e dytë në të tretën, përkundër faktit që në zgjedhjet e fundit diferenca ishte e madhe me LDK’në e rënditur si e treta para dy vjetësh.

Rifuqizimin në baza burimore llogaritet t’ia bëjë pikërisht Limaj, i cili është figurë e pranushme edhe në Drenicë.

Limaj nuk ka folur rreth kësaj çështje ende, por Memli Krasniqi po.
Krasniqi, para disa javësj kishte thënë se kjo nuk është diskutuar fare, pasi nuk ka pasur një kërkesë të tillë. Ai shtoi se as Fatmir Limaj nuk ka kërkuar të kthehet në PDK, e as PDK’ja nuk ka kërkuar të kthehet Limaj./Kosova ime

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -