14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Faqja e zezë: Analisti merr para të majme për ta mbikqyrë arsimin në Kosovë, bën gabime trashanike në titull

- Advertisement -

Arsimi në Kosovë është në gjendje të mjerueshme. E madje, kjo na demonstrohet edhe nga ata që thonë se “arsimi në Kosovë është në gjendje të mjerueshme”. Qe një rast.

Nëse futeni në faqen e Facebook-utOrganizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim do të gjeni dy shpërndarje të çuditshme që nuk kanë të bëjnë asgjë me arsimin. Në fakt, ato janë e kundërta e arsimit dhe edukimit: një qytetar e sulmon personalisht një qytetar tjetër. Në këtë rast, një anëtar i bordit të drejtorëve të kësaj organizate e sulmonte personalisht një deputet të Kuvendit.

- Advertisement -

“Ti je kot, ti je domethonë i kompleksumë, ti ki probleme personale,” – nisi të bërtiste z. Gashi në drejtim të z. Gola, e që sipas organizatës në fjalë tregon se si i pari e ka poshtëruar të dytin.

Në fakt, se si Gashi është poshtëruar nga deputeti Gola mund ta lexoni në analizën e atyre dhjetë minutave përplasje.

- Advertisement -

Gashi doli se nuk kishte ndonjë dëshmi për pretendimet e tij, dhe doli se nuk e dinte as se si shkruhej saktë akronimi i organizatës në të cilën bënte pjesë.

Megjithëse Gola nuk po lejohej që të fliste, ai në një moment organizatës ku bënte pjesë Gashi i referohet si “Orca” (lexo me ‘c’ dhe jo me ‘k’) dhe jo Orka. Ishte një provokim i qëllimshëm.

“Nuk thuhet Orcës, por thuhet Orkës,” – reagoi përngutshëm Gashi.

- Advertisement -

“Jo, qysh Orca? Osht Orka. Ajo nuk është kilësia, osht cilësia,” – ia ktheu z. Gola duke e pasur fjalën për shkronjën e tretë në akronomin e kësaj organizate joqeveritare.

Gjysëm, a gjysmë?

Gjatë ‘shfletimit’ në faqen e kësaj organizate në Facebook, mund të gjeni edhe një tjetër postim. Aty tregohet se analisti televiziv Shkëlzen Gashi e kishte bërë një dokumentar të titulluar “GJYSËM shekulli UNIVERSITET”.

Por, përkundër që organizata ORrCA merret me cilësinë në arsim, dhe përkundër që dokumentari i kushtohej universitetit… na shfaqet një problem elementar me drejtshkrim: nuk shkruhet gjysëm por gjysmë. Ndërkohë, s’duam as të merremi me vendosjen e fjalëve “gjysëm” dhe “universitet” me shkronja të mëdha.

Gjysmë sipas fjalorit të gjuhës shqipe është “çdonjëra nga dy pjesët e barabrta ose afërsisht të barabarta, në të cilat ndahet diçka a një sasi;”

Pra, po e kuptoni. Shkëlzen Gashi nuk ka mundur ta shkruante si duhet as një titull me vetëm tri fjalë duke gabuar në njërën prej tyre.

Kjo ngjarje del se kishte ndodhur më datën 12 prill.

Kur sa organizata s’e di emrin e saj

Për fat të keq, përveç Shkëlzen Gashit del se edhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim e quan veten ORCA (lexo: Orka) madje edhe në mënyrë zyrtare.

Alfabeti i gjuhës shqipe ka tridhjetegjashtë shkronja, mes të cilave është edhe shkronja Rr por edhe shkronja c. Kjo nënkupton se akronimi i kësaj organizate do të duhej të ishte ORrCA dhe të lexohej ORrCA.

Ta zëmë, Ministria e Zhvillimit Rajonal e mban akronimin MZhR dhe jo MZR apo ngjashëm.

Megjithëse nuk arrin ta thotë emrin, kjo organizatë sipas deputetit Gola i ka marrë rreth 1 milion e gjysmë (jo gjysëm) në donacione nga organizatat ndërkombëtare për rritje (jo ritje) të cilësisë në arsim)./Nacionale

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -