12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Fantastike: Dy policë në Prizren shpëtojnë të moshuarin nga vetëvrasja në lum

- Advertisement -

Policia e Kosovës në Prizren, saktësisht dy prej tyre e kanë shpëtuar një qytetar, teksa kishtë rënë në lum.

- Advertisement -

Qytetari kishte rënë në lum, në pjesën që njihet me emrin “Udha e mullirit”, në Prizren.

Zyrtarët policorë siç shihet edhe në fotografi të siguruara nga Gazeta Nacionale, e kanë shpëtuar qytetarin nga mbytja në lum. Madje në raportin e Policisë thuhet se qytetari kishte tentuar të vetëvritej.

- Advertisement -

Në raportin e djeshëm të Policisë së Kosovës ishte raportuar për këtë rast.

“Njësit policore deri sa ishin duke patrulluar duke realizuar detyrat e tyre kishin vërejtur se në lum është një person. Të njëjtit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrit ta largojnë dhe shpëtojnë viktimën mashkull kosovar nga aty, si dhe e kanë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -