16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

“Fansi i Hashim Thaçit” i premton një surprizë Xhevdet Pozharit: Nuk do ta paraqes në polici

Analisti dhe gazetari Xhevdet Pozhari thotë se në rrjetin social Facebook, po merr kërcënime të shumta.

Kështu, sot ai e ka publikuar një bisedë me një ‘fans të Hashim Thaçit” që e ka kërcënuar.

- Advertisement -

‘Fansi i Hashim Thaçit’ siç e quan Pozhari, e ka kërcënuar dhe ditën e takimit ai thotë se do t’ia bëjë surprizë.

Pozhari kërcënuesit ia ka shkruar edhe numrin e telefonit, ku i thotë se po e pret me padurim.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Vikend, monotoni. Ndërkohë shikoj kërcënimet e shumta për zbavitje. Ky fansi i Hashim Thaçit po ma premton surprizën. Unë i dua surprizat.

Vikend, ne shqiptarët nuk ngurrojmë me ia tregu trimërinë njëri – tjetrit. Kështu na e kanë mbjellë ata që na kanë mbajt në pushtim. Qëllimi: Le të bahen copa midis veti.

Nuk do ta paraqes në polici. Kohëve të fundit jam mërzitur duke qenë “djal i mirë”.

- Advertisement -

Eja o shpirt, eja! Të pres me padurim.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -