10.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

FaneIIa e Kosovës në duart e George W. Bush! Shaqiri kujton disa momente

- Advertisement -

Endrit Shaqiri ia dhuron fanellën e kombëtares së Kosovës në karate, ish presidentit amerikan George W. Bush

- Advertisement -

“Vitin e kaluar kisha nderin më të madh dhe kënaqësinë më të veçantë të jem i ftuar në shtëpinë e Presidentit të 43-të të SHBA, George W. Bush”, tregon Endrit Shaqiri, karateist.

Karateisti i klubit të “Kampionit” nga Prishtina, Endrit Shaqiri, kujton takimin me ish presidentin amerikan George W. Bush.

- Advertisement -

Gjatë këtij takimi historik për Endritin, ia ka dhuruar fanellën e kombëtares së Kosovës në karate, George W. Bush 

“Vitin e kaluar kisha nderin më të madh dhe kënaqësinë më të veçantë të jem i ftuar në shtëpinë e Presidentit të 43-të të SHBA, George W. Bush. 

Endrit Shaqiri ia dhuron fanellën e kombëtares së Kosovës në karate, ish presidentit amerikan George W. Bush

Shpreha mirënjohjet dhe falënderimet më të thella në emër të të gjithë shqiptarëve kudo që janë, për ndihmën dhe çlirimin e vendit tonë, për kthimin e dinjitetit dhe për pavarësinë tonë.

- Advertisement -

Potencova gjithashtu se ky takim është ëndërr për çdo shqiptar dhe se ndihem shumë me fat që kjo ëndërr për mua u bë realitet. 

Diskutuam edhe rreth letrës së fundit dërguar Shqipërisë me rastin e 100 vjetorit te lidhjeve diplomatike mes dy vendeve, ku kishte cekur virtytin tonë të lartë ‘besa’”, tregon Shaqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shaqiri ka treguar edhe një detaj interesant gjatë takimit me ish presidentin amerikan.

“U fascinova se sa shumë dinte rreth kulturës dhe zakoneve tona.

Gjithashtu falënderova angazhimin e tij për pranimin e Shqipërisë ne NATO, ndërsa ai potencoi se edhe ne duhet sa më shpejt të jemi pjesë e saj. 

I rikujtova atij se asnjë komb në Europë nuk ka përjetuar vuajtje më shumë se ne, copëtime, spastrime etnike më shumë se ne. Por ne vazhdojmë të mbetemi aty ku kemi qenë dhe do vazhdojmë të jemi”, ka nënvizuar karateisti disa herë kampionë i Kosovës.

Në fund tregon se si ia ka dhuruar fanellën e kombëtares së Kosovës: “Për dhuratë ia dhurova fanellën time të Përfaqësueses së Kosovës, të cilën e pëlqeu, ku edhe ai ka kontributin e tij që unë dhe shokët e shoqet e mi sot të veshim fanellat tona, me emblemat dhe simbolet tona. 

E në fund nuk kisha si ta lija këtë moment historik pa një fotografi. 

Faleminderit përgjithmonë dhe përjetësisht”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -