8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Familjari i të moshuarës në Pejë: E kemi çuar për siguri, paguanim 650 euro në muaj

Dhëndri i të moshuarës që është rrahur nga infermieret në një qendër kujdesi në Pejë, ka thënë se familja do ta tërheqë atë nga kjo qendër/

Siç ka treguar ai, viktima vuan nga sëmundja e Alzheimerit dhe se është dërguar në këtë qendër për kujdes dhe për siguri.

- Advertisement -

Familjari i viktimës thotë se rasti ka ndodhur para disa ditësh dhe se ajo sot nuk kujton asgjë.

Sipas dhëndrrit, çmimi mujor që është paguar në qendrën “Orenda” në Pejë është 650 euro.

Dhëndri i saj ka konfirmuar se zonja që u torturua në qendrën e kujdesit të të moshuarve është nëna e një dëshmori, që ka rënë17 vjec në Iuftën e Kosovës.

- Advertisement -

E moshuara ka dy fëmijë të tjerë, njërin jashtë vendit dhe gruan e folësit, e cila është në gjendje jo të mirë emocional.

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy vajza, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë torturohet e rrahet nga një infermiere, derisa dikush afër saj qesh dhe e incizon./Express

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -