fbpx
3.3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Familjarët e përcjellin në burg Gani Gecin për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Halil Geci, ka njoftuar se sot bashkë me familjarë të tjerë e kanë përcjellë Gani Gecin për në burg ku edhe do ta vuaj dënimin me 3 vjet e gjashtë muaj për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

“Sot vëllau i jonë Ganiu po i përgjigjet vendimit të gjykates i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj,neve si vëllezër me djemet tonë dhe miqë e shokë po e përcjellim që vëllau i jonë me përkushtim i nënshtrohet denimit.

- Advertisement -

Urojm të këthehet sa ma shpejt dhe më nderë si gjithmonë. Gjithmonë se bashku do ja dalim”, ka shkruar Halil Geci.

Më 30 nëntor 2022 Gjykata e Apelit kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit dhe kishte konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore që kishte dënuar Gecin me 3 vite e gjashtë muaj burg.

Sipas vendimit, Gani Geci ka qëndruar në paraburgim prej 22 gushtit të 2014 deri 3 qershor 2016, kohë e cila do t`i llogaritet në dënimin e plotë.

- Advertisement -

Të fundit

Stresi: Gruaja e huaj nuk përmendet, Vedati bëri një gjest të pahijshëm

Stresit duket se i kanë penguar komentet e Vedatit për ish-gruan e tij. Ai është shprehur se një gjë e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -