8.9 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Familja Susuri i jep lamtumirën e fundit 46-vjeçarit që u gjet pa shenja jete, dyshohet se kreu vetëvrasje

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e 4 qershorit në fshatin Vlashnje në Prizren ku një burrë 46-vjeçar u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij. Ky rast ka tronditur familjen Susuri, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Blerimit, raporton Sinjali.

- Advertisement -

Sipas informacioneve nga Policia, dyshohet se 46-vjeçari ka kryer vetvrasje me pistoletë e cila është gjetur pranë trupit të pa jetë të viktimës bashkë me 24 fishekë.

Familjarët e 46-vjeçarit kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit është bërë sot në varrezat e fshatit Muradem.

- Advertisement -

“Lajmërim mortor! Familjar,miq,shokë dhe dashamir lajmërojmë se ka ndërruar jetë Blerim (Rizan) Susuri nga fsh. Muradem. Varrimi i të ndjerit bëhet diten e Hene 05-06-2023 me ikindi në varrezat e fsh. Muradem. Falja e xhenazës bëhet në xhamin e fsh. Muradem. Allahu e mëshiroftë”, thuhet në njoftimin mortor.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -