19.3 C
Pristina
Thursday, August 18, 2022
- Advertisement -

Familja e kishte vizituar për 17 vjet varrin e gabuar: E mësuan të vërtetën pas vdekjes së nënës

Një familje britanike është tronditur kur ka mësuar se varri i babait të tyre që e kanë vizituar pothujase për dy dekada në të vërtetë ishte i dikujt tjetër, shkruan Express-i britanik.

Tom Bell dhe motrat e tij zbuluan se dikush tjeter ishte varrosur në varrin e babait të tyre pas vdekjes se nënës e cila kishte kërkuar që ajo të varrosej afër burrit të saj, Thomas Bell. Por familja u shokua kur teksa ishin duke vuajtur nga vdekja e nënë së tyre, Hilda, kur ata pranuan një telefonatë nga një ndërmarrës që i informoi se varrmihësit kishin gjetur trupin e një të panjohuri në arkivolin ku do duhej të ishte babai i tyre.

- Advertisement -

Si rezultat i kësaj, nëna e tyre tani po mbahet në një arkivol në shtëpi, teksa familja dëshpërimisht po pëpiqet ta gjejë vendin se ku është varrosur babai i tyre.

Tomi, 58-vjeçar, një punëtor fabrike, tha për The Northern Echo: “Vdekja e nënës ishte shkatërruese për ne”.

“Pastaj neve na u tha se varri që ne e kemi vizituar për 17 vite dhe kjo ishte e papranueshme për ne. Si mund të ndodhte kjo? Nëna jonë është në arkivolin e saj në shtëpi qe pesë javë duke pritur të varroset, kurse babai ynë është në një varrë të panjohur”.

- Advertisement -

Për më tepër, personi që ishte varrosur në vendin e gabuar kishte pasur gurin e varrit të një tjetër burri përgjatë gjithë kësaj kohe, që me sa duket, edhe një familje tjetër ka vizituar varrin e gabuar për shkak të ngatërresës.

Duke treguar se si është ndier kur ka dëgjuar lajmin, Tom tha: “Ne nuk mund të besonim se çfarë po dëgjonim”.

Që atëherë familja ka identifikuar një vend të pashënuar vetëm dy metra largë vendit ku ata besojnë se mund të jetë i varrosur babai i tyre dhe tani janë duke pritur një leje për të filluar zhvarrosjen.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -