17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Fajtor për veteranët janē ish komandantët e tyre, ata e shitën Iuftën duke mbushur listat

Nga Viktor Buzhala

Veteranët mund të protestojnë para qeverisë pandërpre. Por, nuk do të zgjidhin ndonjë problem. Secili problem zgjidhet kur i këputet zanafilla. E ajo nuk është para dyerve të qeverisë. Problemi i veteranëve janë vet komandantët e tyre. Ata që mbushën listat me veteranë të rrejshëm. Nëse veteranët duhet të paguhen, atëherë me ato para që ndahen aktuakisht për ta, do ti merrnin mbi 500 euro në muaj secili, pa patur nevojë për shtesë. Por, tash proporcioni ndahen shumëfish më tepēr, me veteranë që skanë shkrepē gjë gjatë Iufte.

Pra, veteranët e vërtetë para çdokujt tjetër duhet ti akuzojnë disa nga ish komandantët e tyte, ti shikojne në sy dhe tu thone: Qysh s’ju erdh marre me i shti në lista edhe ata qe nuk kanë prekë pushkë me dore, qysh e shitet luftën tonë të shenjtë, ju na morët ne qafë.

Pastaj të shkojne e ti pshtyjnë veteranët e rrejshëm dhe çdogjë të rrejshme në këtë vend.

Të fundit
Lajme të lidhura