Presidenca suedeze ka konfirmuar gjatë ditës së hënë se ka nisur konsultime me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në lidhje me aplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e bllokut. Kjo, duket ta ketë nervozuar eurodeputeten franceze, Dominique Bilde.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shpërndarë një foto ku me shkronja të mëdha shkruan “JO ANËTARËSIMIT TË KOSOVËS NË BE”.
Të njëjtës foto, ajo i ka bashkëngjitur një mbishkrim, duke thënë se “janë kundër çdo anëtarësimi të ri në BE”.
Le lancement de la nouvelle étape dans le processus d’adhésion du #Kosovo est l’occasion de rappeler que nous nous opposons à toute nouvelle entrée dans l’#UE!
Les #Francais ne veulent pas payer ces politiques d’élargissement!
Pour nous, c’est NON!🇫🇷https://t.co/vVmoww0o9V pic.twitter.com/A5FesBQWAN
— Dominique Bilde (@DominiqueBilde) January 10, 2023
“Nisja e fazës së re për anëtarsimin e Kosovës, është një mundësi që të tregojmë se ne kundërshtojmë çdo anëtarësim të ri në BE. Francezët nuk duan që të paguajnë për këto politika të zgjerimit. Për ne, është një JO.” – ka shkruar ajo.
Vlen të theksohet se eurodeputetja Bilde, është anëtare e partisë Fronti Nacional, në të cilën bën pjesë edhe ish-kandidatja për presidente të Francës, Marie Le Pen, e cila disa herë ka dhënë deklarata kundër shtetit të Kosovës.