8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Eurodeputeti francez me fushatë të tmerrshme kundër UÇK-së, provokon rëndë nga ura e Ibrit

Serbët e veriut të Kosovës po paralajmërojnë rritje të tensioneve e bllokim të rrugëve, nëse Qeveria e Kosovës nuk e shtyn afatin për konvertimin e targave serbe në ato të Kosovës.

Pas paralajmërimeve të serbëve të veriut se ata do të bëjnë rezistencë nëse u konfiskohen targat dhe makinat, një mbështetje e madhe atyre u ka dhënë një deputet i Parlamentit Evropian.

- Advertisement -

Deputeti francez i ekstremit të djathtë, Nicolas Bay, ka postuar në Twitter një fotografi nga ura në Mitrovicë, duke zhvilluar një fushatë të tmerrshme kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bay i ka quajtur terroristë ushtarët e UÇK-së, ndërsa serbët heronj.

“Në vitin 1999, këta burra luftuan ditë e natë, duke rrezikuar jetën e tyre, për ta “mbajtur” këtë urë të Mitrovicës dhe për të penguar terroristët shqiptarë të UÇK-së që të pushtojnë Kosovën veriore. Ata janë heronj të popullit serb”, ka shkruar ai në Twitter.

- Advertisement -

Nga ura ai ka bërë edhe një deklaratë tjetër, duke e suImuar UÇK-në, shkruan Demokracia.com.

“Këtu, në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së.”, ka shkruar eurodeputeti francez.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -