Eurodeputeti bullgar, Angel Dzhambaski, ka thënë se Serbia duhet ta respektoj faktin që Kosova është shtetet i pavarur dhe sovran.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se veprimet e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në veri të Kosovë janë të ngjashme me ato të presidenti rus Vladimir Putin.
Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejoj përshkallëzimin e konflikti në rajonin e Ballkanit.
“Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta respektojë këtë. Shovinizmi i Vuçiqit i ngjan veprimeve të Putinit, por nuk duhet të lejojmë përshkallëzimin e konfliktit dhe hapjen e një fronti në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Dzhambaski.
#Kosovo is a sovereign state and #Serbia must respect that. Vucic's chauvinism resembles #Putin's actions, but we must not allow an escalation of the conflict and the opening of a front in the #WesternBalkans. https://t.co/sMncKMc7W1
— Джамбазки (@djambazki) January 10, 2023