16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Eskortës së Bërnabiqit i vendosen ‘stiker’ në targa, me të hyrë në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq vizitoi Kosovën për herë të parë pas dy mandatesh.

Si gjithë qytetarët serb, edhe vetura në të cilën ndodhej kryeministrja serbe, është dashur që të vendos afishe në targa.

- Advertisement -

Kryeministrja serbe gjatë mbërritjes në Mitrovicë ka qenë e shoqëruar nga një numër i madh i veturave zyrtare, e që të gjitha veturat kishin mbuluar me afishe simbolet shtetërore serbe.

Meqenëse Serbia dhe Kosova nuk kanë arritur marrëveshje për një zgjidhje të përhershme për targat e automjeteve nga Serbia dhe Kosova, ngjitja e afisheve është ende e vlefshme, që do të thotë se drejtuesit e automjeteve në të dy anët e tyre mbulojnë simbolet shtetërore në targa.

Një gjë të tillë është dashur ta bëjë eskorta e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -