11.3 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

“Është më urgjente të zgjidhet Asociacioni”, thotë Hill

- Advertisement -

Zgjidhja e çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është “më urgjente” ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, pas takimit që zhvilloi mëngjesin e së premtes me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Insajderi.

- Advertisement -

Kjo çështje ekziston qe 10 vite, tha ambasadori amerikan, dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duan marrëveshje ndërmjet palëve që ka rëndësi historike.

“Mendoj se që tani është më me urgjencë që çështja e Asociacionit të zgjidhet dhe për këtë ekzistojnë arsye. Prej tyre njëra është se ajo ekziston qe 10 vite, dhe mendoj që nëse nisim me të, serbët të kthehen në institucion”.

- Advertisement -

Marrëveshja bazë Kosovë-Serbi, Hill i shkon në zyre Vuçiqit

“Çfarë ne po provojmë të bëjmë është ta qetësojmë situatë, kjo është e nevojshme”, i ka thënë Hill agjensisë serbe të lajmeve “Beta”, transmeton Insajderi.

“Duhet ecur me ritëm të shpejtë”, tha ambasadori duke folur për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -