17.9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

“Është mbushur kupa”- Gërvalla nga SHBA-ja e akuzon Lajçakun se po e favorizon Serbinë

- Advertisement -

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila gjendet në SHBA, e ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për favorizim të Serbisë në kuadër të dialogut.

- Advertisement -

Gërvalla-Schwarz në një intervistë për Zërin e Amerikës është shprehur se “është mbushur kupa” nga favorizimi i Lajçak ndaj Serbisë pas takimit në Bruksel javën që shkoi.

“Lajçak, nuk është hera e parë kur ai është treguar tërësisht i njëanshëm në një proces dialogu, në të cilin BE duhet të sigurohej të jetë i paanshëm. Ne disa herë e kemi shprehur pakënaqësinë tonë në mënyrë interne rreth faktit se si Lajçak e udhëheq këtë dialog dhe javën e kaluar është mbushur kupa. Ka qenë tepër i hapur qëndrimi i Lajçakut në favor të Serbisë. Janë prezantuar si të BE-së dokumente të cilat kanë qenë të Serbisë dhe prandaj, për ne është bërë e pamundur që ta vazhdojmë këtë proces në këtë formë. Ne i kemi bërë thirrje BE-së me kanalet tona interne që të kihet më shumë kujdes në mënyrë që ky dialog të ketë një shansë për të pasur sukses”, ka deklaruar ajo.

- Advertisement -

Ndër të tjera, ajo ka mbrojtur qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të dhënë për emisarin Lajçak në konferencën e së hënës, si dhe e ka quajtur të dështuar procesin e dialogut.

“Kryeministri i Kosovës s’ka përdorur gjuhë të ashpër vetëm ka treguar realitetin e zhvillimeve në dialog. Ky proces është i destinuar të dështojë. Dy vitet e fundit ka dëshmuar se ajo çfarë ka dëshiruar të realizojë Lajçak ka dështuar. Ne kemi nevojë për një proces i cili është më i drejtë ndaj të dyja palët”, ka deklaruar më tej kryediplomatja kosovare. /Insajderi.org/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -