14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Escobar i fiksuar pas kësaj pije, në Kosovë iu servua gati në çdo takim

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për tri ditë ka qëndruar në Kosovë.

Në këtë vizitë Escobarit i është bashkuar edhe homologu nga Brukseli, Miroslav Lajcak, të cilët kanë takuar krerët e institucioneve dhe përfaqësuesit politik në vend në kërkim të një zgjidhjeje për targat dhe dokumentet e hyrje-daljeve.

- Advertisement -

Ajo që bie në sy gjatë këtyre takimeve është që për Escobarin servohet “Coca Cola Zero”.

Një e tillë shihet përpara emisarit amerikan në tavolinë gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Gjithashtu “Coca cola Zero” është servuar për Escobar edhe gjatë takimit me përfaqësues të Listës Serbe në veri të vendit.

- Advertisement -

Një “Cola” pa sheqer i është servuar edhe ambasadorit amerikan Jeff Hovenier në takimin e sotëm në veri.

Ndryshe nga këto dy takime, për Escobar ishte servuar vetëm ujë gjatë takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Coca Cola me sheqer dhe zero janë servuar edhe në takimin e nivelit të lartë Kurti-Vuçiq në Bruksel.

- Advertisement -

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -