fbpx
0.3 C
Pristina
E shtunë, 28 Janar, 2023

Erdogan për njohjet: Amerika nuk e ka përkrahur Kosovën

Duhet Lexuar

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan ka thënë se “Kosova ka ngecur në më shumë se 100 njohje sepse Amerika ka pushuar së mbështeturi”.

Këtë deklaratë i pari i Turqisë e dha teksa kritikonte Bashkimin Evropian, pasi BE-ja kritikonte Ankaranë për synimin e saj për ta bërë Qipron Veriore si vëzhguese së Organizatës së Shteteve Turke.

- Advertisement -

Sipas Erdoganit “Kosova ka ngecur në më shumë se 100 njohje sepse Amerika ka pushuar së mbështeturi”.

“Numri i vendeve që e njohin Kosovën ka kaluar 100 dhe aktualisht është rreth 120. Megjithatë, ai ka mbetur në atë nivel sepse, për fat të keq, Amerika nuk e ka përkrahur”, ka thënë Erdogan, transmeton Hurriyetdailynews.

Gjatë citimit të presidentit turk theksohet se Turqia do të bëjë gjithçka që Qipro Veriore të njihet si shtet. Bashkimi Evropian nuk e ka bërë këtë.

“BE e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur, duke përfshirë edhe nivelin më të lartë politik, se BE-ja njeh vetëm Republikën e Qipros si subjekt të së drejtës ndërkombëtare, në përputhje me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ishte thënë në një komunikatë të BE-së.

- Advertisement -

Qipro është një nga pesë shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Por vetë vendi është në një kontest në mes Turqisë dhe Greqisë.

Në anën tjetër, Turqia vazhdimisht ka thënë se ka lobuar për njohje të Kosovës.

- Advertisement -

Të fundit

Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, flet mjeku që ishte në vendngjarje dhe u ofroi ndihmën e parë

Indeks Online Logo Zgjidh gjuhën sq Albanian Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, flet mjeku që ishte në vendngjarje dhe u...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -