fbpx
20.8 C
Pristina
E hënë, 23 Maj, 2022

Erdogan nuk po lejon zgjerimin e NATO’së, SHBA bëjnë këtë veprim

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara po punojnë për të sqaruar pozicionin e Turqisë mbi anëtarësimin e mundshëm të Suedisë dhe Finlandës në NATO, tha Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried.

Plani i Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO dhe pritshmëria që Suedia do të bëjë të njëjtën gjë do të çojë në zgjerimin e aleancës ushtarake perëndimore, të cilën Vladimir Putin e kundërshton.

Duke folur me gazetarët, ajo tha se tema do të diskutohej në një takim ministror të NATO-s gjatë fundjavës në Berlin.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha të premten se Turqia anëtare e NATO-s nuk mund të mbështesë planet e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me Aleancën, duke thënë se vendet nordike janë “shtëpia e shumë organizatave TERR0RlSTE”, shkruan AJB.

Erdogan: Nuk duam ta përsërisim gabimin

Plani i Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO, i shpallur të enjten, dhe pritshmëria që Suedia do të bëjë të njëjtën gjë do të çojë në zgjerimin e aleancës ushtarake perëndimore, e cila kundërshtohet nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Ne po ndjekim zhvillimet në Suedi dhe Finlandë, por nuk kemi qëndrime pozitive,” u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll, duke shtuar se ishte një gabim që Greqia u pranua si anëtare e NATO-s në të kaluarën.

“Ashtu si Turqia, ne nuk duam të përsërisim gabime të ngjashme. Përveç kësaj, vendet skandinave janë shtëpia e organizatave TERR0RlSTE.

Më shumë artikuj

Të fundit