fbpx
-5.3 C
Pristina
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Erdogan nuk ia fal Suedisë që e “vari” me kokë poshtë, Turqia refuzon vizitën e kryeparlamentarit

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Recep Tayyip Erdogan e ka të vështirë të përtypë manifestimin e disa personave kundër tij në Suedi. Presidenti i Turqisë i kërkoi qeverisë së Stokholmit që të ndërhyjë ndaj një proteste, të cilën e konsideroi një incident të turpshëm, për të shmangur tensionet e mëtejshme mes të dyja vendeve.

- Advertisement -

“Për momentin, vizita e kryeparlamentarit suedez nuk do të zhvillohet. Nëse ata nuk ndërhyjnë për këtë situatë në Suedi, mund të tensionojë më tej marrëdhëniet tona me Suedinë”, u shpreh presidenti turk

Zemërimi i Erdogan erdhi pas publikimit të disa pamjeve nga i ashtuquajturi Komitet Suedez i Solidaritetit për Rojava, një referencë për rajonet kurde të Sirisë, ku shfaqej manekini i presidentit turk i varur nga këmbët.

Ky lloj manifestimi ndodhi jashtë bashkisë së Stokholmit dhe të pranishëm ishin disa njerëz. Lidhur me incidentin, Turqia, vend anëtar i NATO-s, thirri për sqarime ambasadorin e Suedisë.

Kjo vjen si një goditje e rëndë për qeverinë e Stokholmit, e cila prej muajsh po negocion me Ankaranë për të zhbllokuar procesin e pranimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

- Advertisement -

Suedia, bashkë me Finlandën, aplikuan zyrtarisht për në NATO vitin e kaluar, mes frikës së një agresioni të mundshëm nga Rusia, pas luftës së nisur kundër Ukrainës.

- Advertisement -

Të fundit

Murali i Djokoviqit në Rahovec, Petkoviq propagandon duke ua lënë fajin mbështetësve të Kurtit

Tre persona dyshohet se kanë spërkatur me bojë muri figurën e tenistit serb Novak Gjokoviq të zbuluar në Lagjen...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -